“Blindohet” Elbasani/ Policia kontrolle të rrepta në disa akse rrugore

0

Policia rrugore e Elbasanit ka ngritur ditën e sotme disa postblloqe kontrolli.

Bëhet me dije se këto postblloqe kanë si qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve në drejtim të respektimit të rregullave të qarkullimit dhe për disiplinimin e qarkullimit sidomos në segmentet me fluks të madh.

Ngritja e postblloqeve të policisë rrugore edhe për evidentimin e mjeteve të shpallura “Alert” dhe atyre që kanë gjoba të pashlyera, taksa të papaguara dhe që qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik.

Kontrollet po kryhen jo vetëm në akset e rrugëve kombëtare dhe në akset e rrugëve rurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu