Blindohet Elbasani! SPAK lëshon 32 urdhër arreste. Renea vë në pranga disa persona

0

Aksion blic në disa qytete të vendit! Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka lëshuar në total 32 urdhër-arrestesh e në kuadër të këtij vendimi, ka nisur edhe operacioni policor.

Aksioni i forcave RENEA ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe është ende në vijim.

Deri më tani, në lagjen ‘5 maji’ në Tiranë janë vendosur në pranga 2 persona ndërsa priten që të ketë edhe të tjera ndalime.

Në qytetin e Elbasanit pritet të arrestohen 10 persona si pasojë e dëshmisë të dhënë nga Nuredin Dumani. Personat të cilët pritet të arrestohen janë pjesëtarë të grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që bëhet me dije se mes tyre janë dhe oficerë policie të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacione për aksionin e bujshëm dhe për emrat e personave të ndaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu