“Blindohet” Kryeministria, qindra efektivë policie rrethojnë godinën para nisjes së protestës

0

TIRANË- Një numër i lartë i efektivëve të policisë janë vendosur para ambienteve të Kryeministrisë. Ndërsa protestuesit e opozitës janë vendosu në shesh, në pritje të fillimit të protestës.

Si masë sigurie janë vendosur edhe kangjella hekuri, ndërsa forcat blu qëndrojnë në gadishmëri për të plotë. Protesta e fundit e opozitës u shoqërua me tensione mes protestesve dhe policisë. Ajo agravoi në përdorimin e molotovëve dhe lëndëve të tjera plasëse.