ITALI – Atletët paraolimpikë ukrainas nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike në shenjë proteste ndaj vendimit të Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik për të lejuar atletët rusë të garojnë nën flamurin e tyre kombëtar, njoftoi Komiteti Kombëtar Paraolimpik i Ukrainës.
“Ekipi paraolimpik ukrainas dhe Komiteti Kombëtar Paraolimpik i Ukrainës bojkotojnë ceremoninë e hapjes së Lojërave të XIV Paraolimpike Dimërore dhe kërkojnë që flamuri ukrainas të mos përdoret në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike 2026!” deklaroi komiteti në një deklaratë.





