Bllokimi i Kanalit të Suezit shkakton 9.5 miliardë dollarë humbje në 24-orë

0

Imazhet satelitore të shkrepura mbi Detin e Kuq, kanë zbuluar pamjen reale të trafikut të bllokuar ujor, kjo si rezultat i ngecjes së një anije transportuese në Kanalin e Suezit.

Afro 200 anije janë duke pritur në të dy anët e kanalit, me shpresën se anija Ever Given do të “çlirohet” e cila është  më pak se 400 metra e gjatë.

Kujtojmë që punonjësit e kanalit janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që ta “çlirojnë” anijen, dhe të lirohet trafiku ujor që vetëm për 24 orë po shkakton humbje prej 9.5 miliardë dollarë.

Në anën tjetër, ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar pasoja të mëdha ekonomike nëse kanali vazhdon të mbetet i bllokuar gjatë ditëve në vijim.

Çmimet e mallrave të ndryshme tashmë kanë filluar të ngrihen, kurse rëndësi të madhe Kanali i Suezit ka për kompanitë që transportojnë naftë dhe derivate tjera.

Vlerësohet se rreth 10 për qind e mallrave në nivel global kalojnë përmes këtij kanali – duke bërë që të jetë një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu