Bllokohet qarkullimi në autostradën Tiranë – Durrës, radhë kilometrike makinash

0

Trafiku nuk është më diçka e re për qytetarët e Tiranës, por kjo e enjte duket se ka sjellë radhë të gjata në hyrje dhe dalje të kryeqytetit, ndërsa radha e makinave ka shkuar në kilometra.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, në zonën e ish-doganës, ka radhë të gjata makinash, aq sa duket se lëvizja është e pamundur.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë radhë të gjatë mjetesh, pasi derimë tani nuk raportohet të ketë ndodhur ndonjë aksident, që të ketë sjellë edhe më shumë vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu