“Nuk kemi pirë ujë nga ujësjellësi dhe gruan e kam me simptoma të helmimit”, flet qytetari nga Deçani

0

Enigma e qytetarëve të helmuar vijon prej ditësh në komunën e Deçanit në Kosovë. Mbi 1500 qytetarë kanë marrë deri më tani trajtim mjekësor.

Dyshimet janë se helmimi mund të ketë ardhur nga uji, por kjo nuk është konfirmuar. Sakaq, një emigrant i ardhur para tre ditësh në Kosovë thotë se gruaja e tij është duke marrë trajtim mjekësor me po të njëjta simptoma si të helmuarit, ndonëse nuk kanë përdorur ujësjellësin fare, por ujë të ambalazhuar.

“Quhem, Ramë Tetaj, nga komuna e Deçanit kam ardhur para tre ditesh prej Zvicrës, sa i përket koronavirusit i kemi marrë injeksionet, sot gruaja ime është në emergjencë, dhe mund të them se që kur kemi ardh nga Zvicra dhe deri në këtë minutë nuk kemi pirë ujë nga ujësjellëi, vetëm të blerë se nuk e përdorim këtë”.

Sipas Tetajt bashkëshortja ankohet për të vjella dhe diarre, dhe se edhe vëllai dhe gruaja e tij janë po ashtu me simptoma të helmimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu