Tre persona grabisin me kallashnikov supermarketin në Peqin. Dhunohet biznesmeni

0

Grabitet gjatë natës pronari i një supermarketi në qendër të Peqinit. Agim Spahiu është pronari i biznesit, i cili ka rënë pre e dhunës dhe më pas i është grabitur me forcë shuma ditore e xhiros.

Të paktën tre persona që dyshohet se kanë qenë të armatosur me armë zjarri tip kallashnikov, janë përfshirë në grabitje.

Ata pas grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu