Bllokohet “Rruga e Arbrit”! Radha e trafikut arrin deri në 2 km, ja çfarë po ndodh

0

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar sot në në aksin nacional Tiranë-Dibër, teksa një segment i “Rrugës së Arbrit” është bllokuar.

Shkak për bllokimin është bërë një defekt që ka pësuar një kamion në hyrje të Bypassit të Murrizit në drejtim të Tiranës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth 30 minuta më parë në by-passin e mesëm të Qafë Murrizit, ndërsa trafiku ka krijuar një radhë prej rreth 2 km në të dyja anët e rrugës, duke bërë që dhjetëra shoferë të presin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu