Makina përfundon në Lanë, lëndohet shoferi

0

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin kësaj të shtune në kryeqytet.

Një 35-vjeçar ka marrë lëndime trupore pasi duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu