BMW-ja përfundon brenda Gjykatës, lëndohet roja, jashtë rrezikut në spital

0

DIBËR- Një aksident ka ndodhur në Dibër, ku një makinë ka përfunduar në oborrin e GJykatës së qytetit, duke lënë pas një të plagosur. Sipas të dhënave të para të Policisë së Shtetit, shoferi i makinës tip “BMW” humbi kontrollin e mjetit dhe hyri brenda në ambientin e jashtëm të Gjykatë. Në këtë moment, mjeti ka aksidentuar punonjësin e shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës. Por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat.

Dibër/informacion paraprak

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale. Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës. Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu