Dedja sërish në Kushtetuese…kësaj here si paditës/ Ish-kryetari i Kushtetuese ngre padi për pasurinë

0

Seanca ku si palë e interesuar është edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK bëhet me dije se është caktuar në datën 22 shtator për të marrë pas pasurinë e sekuestruar.

4 vite pasi u shkarkua nga detyra, Bashkim Dedja rikthehet në Gjykatën Kushtetuese. Por kësaj herë si paditës, pasi së bashku me të vëllanë, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese kërkon shfuqizimin e tre vendimeve përfshirë edhe atë të Gjykatës së Lartë. Trupa gjykuese që u shprehën për hetimin pasuror dhe për pasojë i dhanë dritën jeshile sekuestros së një apartamenti.

Seanca ku si palë e interesuar është edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK bëhet me dije se është caktuar në datën 22 shtator për të marrë pas pasurinë e sekuestruar.

Si pasuri të pajustifikuar të ish-gjyqtarit, SPAK konsideron një apartament të ndodhur në Golem dhe që është sekuestruar një vit më parë, teksa nga 2020 kur nisën hetimet çështja është kthyer disa herë për hetime. Bashkim Dedja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për fshehje të pasurisë pasi dyshohet se ka blerë një apartament në Golem të Kavajës me burime të paligjshme. Apartamenti ishte regjistruar në emër të vëllait të Dedjes.

Hetimi për Dedjan nisi në maj të vitit 2020 me dyshimin se kishte fshehur pasurinë. Pas hetimit rezultoi se Dedja kishte në pronësi prona dhe pasuri të patundshme që nuk i justifikonte si dhe i kishte vendosur në emër të familjarëve të tij. Bashkim Dedja u caktua si pjesë e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010, ndërsa në vitin 2013 mori drejtimin e Kushtetueses, post që e mbajti deri në vitin 2018, kur u shkarkua nga detyra pasi nuk kaloi dot shkallët e Vettingut. Ishte KPA, (Kolegjit i Posaçëm i Apelimit), që vendosi shkarkimin përfundimtar të tij nga detyra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu