Boçi akuza të forta qeverisë: Duan të “fikin” zërin e opozitës

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar seancën e djeshme plenare, e cila solli debate të ashpra pasi kryeparlamentarja Nikolla i hoqi fjalën kryedemokratit Sali Berisha.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Boçi tha se po tentohet që opozitës t’i hiqet fjala, duke i lënë fjalimet e deputetëve opozitarë vetëm 2 minuta, gjë që sipas tij është e pamjaftueshme. Ai tha mes të tjerash se parlamenti është kthyer në noter dhe se ka ‘vdekur’.

“Rregullorja parashikon dhe procedurën ku deputetë të caktuar mund të marrin fjalën për procedurë. Jemi të mbushur deri në grykë ne si politikë, dhe jo më publiku. Shqiptarët duan transparencë. Unë kisha kërkuar që të flisja. Arsyeja që u nxitua të mbyllej seanca ishte mosrënia dakord për t’i dhënë fjalën deputetëve. Zoti Berisha e mori fjalën për procedurë, dhe unë po ashtu. Një kërkesë e papritur, absurde bëri që seanca të ndërpritej dhe të krijohej ideja që PD po bën rrëmujë. Ne do vazhdojmë të insistojmë në të drejtën tonë për marrjen e fjalës. Ajo që k4mi kërkuar në vazhdimësi, është zbatimi i rregullores, që nuk ka ndodhur. Fjala e deputetëve të opozitës është kufizuar në dy minuta. Po çfarë problemi mund të parashtrosh në dy minuta?! Kjo pikë e rregullores nuk është respektuar nga kryetarja e Kuvendit. Është kufizuar koha brenda grupeve parlamentare, një mekanizëm i pandodhur më parë. Ka nisur ajo pjesa e mospajtimit tonë me të keqen. Duam që ai problem i ngritur aty, të jetë problem i ngritur nga qytetarët. Unë ngrita çështjen e refuzimit të Komisionit Hetimor. Ky komision ngrihet në mënyrë automatike dhe nuk ka nevojë për kartonë. Parlamenti është marrë peng, ka vdekur. Kontrasti nuk ndërtohet me këto fjalë. Do e ‘ngjallim’ duke e ngacmuar këtë parlament. Opozita ka pushtetin e fjalës. Në parlament nuk mund t’i heqësh fjalën opozitës. PD bën opozitën, të fortë, ballore dhe ajo pjesa e bllokimit është bërja opozitë. Ne kemi vendosur atë pjesën e standardit për të marrë fjalën për të thënë të vërtetat. Kemi të vërtetat e publikut. Ne themi dhe transmetojmë të vërtetat e publikut. Zëri i tij është problemi akut që ai ka sot.

Duke u ndalur tek përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së, Boçi tha; “Është një problem i brendshëm dhe mund të zgjidhet brenda atij komunikimi. Kemi diskurs dhe për bashkimin. E mira do ishte që të flisnim për bashkimin dhe rrugët se si do të arrihet si. Kjo pjesa tjetër e diskutimeve më duket se anashkalojnë këto probleme madhore për vendin, siç është varfërimi apo shpopullimi i vendit. Në PD ka vendime dhe qëndrime ndryshe. Unë jam një nga ata që kërkoj dhe promovoj bashkimin. Kur del diçka qe ndodh brenda PD thuhet se çfarë po ndodh, por në fakt asgjë s’po ndodh. Ne flasin gjithmonë për bashkimin dhe brenda këtyre akteve duket se ka dhe akte që thyejnë bashkimin. Ne aspirojmë bashkimin në prag zgjedhjesh.”.

Po ashtu Boçi u ndal dhe te tërheqja e grupit të Alibeajt nga ankimimi në lidhje me çështjen gjyqësore për statutin e PD-së.

“Kjo çështje nuk është tek gjykata, por tek regjistruesi i thjeshtë. Atij i bëhet presion në forma të ndryshme, dhe ai e lë pezull. Ky ngërç është i stimuluar. Ne nuk kemi sfidë as me kandidatët e Ramës, as me vetë atë, jemi me sfidën e mënyrës së qeverisjes së shtëpive tona, lagjes tonë, këto janë shqetësimet e qytetarëve. Sfidën e kemi me mënyrën si PD duhet të qeverisë. Të gjithë kryetarët e bashkive duhet të japin llogari për atë që kanë premtuar dhe nuk e kanë realizuar. Sot mundohen përsëri t’i gënjejnë, duke devijuar edhe fonde, duke përdorur edhe para, dhe e gjithë kjo mënyrë do jetë pjesë e denoncimeve sepse janë mënyra të pista të përdorura në një fushatë. Është një parafushatë, ndaj ka një ligj që sot shkelet nga administrata. Kam hyrë ta fitoj Elbasanin. Nuk më pëlqen propaganda dhe entuziazmi fals. Sot qytetarët e Elbasanit pas 16 vitesh drejtimi nga PS, duan patjetër ndryshimin. Kanë një lloj afiniteti në raport me kandidaturën dhe këtë ma kanë shprehur. Këto janë avantazhe që unë nuk duhet t’i shfrytëzoj më pas me pushtetin. Jam i bindur që në bashkëpunim me ta do të bëj më të mirën.”, pohoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu