Bomba në Stamboll/Hakmerret Turqia. Sulmon me avionë Sirinë, raportohet për 12 të vdekur

0

SIRI- Turqia ka goditur me sulme ajrore disa qytete në të gjithë Sirinë veriore të shtunën vonë. 25 sulme ajrore kishin goditur zonat nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët në fshatrat e Kobane dhe Aleppo.

Deri më tani raportohet se sulmet ajrore lanë të paktën 12 persona të vdekur, duke përfshirë edhe trupat e SDF-së dhe ushtrisë siriane.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ​​deklaroi më vonë se sulmet e saj ajrore synonin bazat nga ku militantët kryejnë sulme ndaj Turqisë. Sulmet e së shtunës vijnë vetëm disa ditë pas shpërthimit vdekjeprurës në qendër të Stambollit javën e kaluar, për të cilin Ankaraja ka fajësuar Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Ministria Turke e Mbrojtjes tha në një postim në Twitter:

‘Ka ardhur ora e llogarisë!’

Tweet-i u shoqërua me një foto të një avioni që ngrihej për një operacion natën, por nuk u specifikua vendndodhja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu