‘Reshje me intensitet në gjithë vendin’/ ARRSH: Ka rënie inertesh në rrugë dhe pemë të këputura

0

TIRANË- Moti i keq ka shkaktuar probleme në rrugë. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të reshjeve të shiut ka pasur rënie inertesh në rrugë. Pemë të këputura sipas ARRSH ka pasur në aksin Vlorë-Orikum, mirëpo tani zona është pastruar. Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi.

‘Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.’- tha ARRSH në njoftimin për publikun.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë thirrje ndaj pushtetit vendor për të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave në vend të cilat mund të shkaktohen si pasojë e reshjeve intensive në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu