Bora Muzhaqi dhe Dallandyshe Bici shpërblehen me poste të rëndësishëm në qeveri

0

Bora Muzhaqi është emëruar zv. ministre e Arsimit. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Ajo do të zëvendësojë në këtë post Aspasjana Kongon.

Ndërkohë po sot, kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në qeveri, ku në postin e zv. ministres së Mbrojtjes është emëruar Dallëndyshe Bici.

Muzhaqi ishte kandidate për deputete e Partisë Socialiste e renditur e 31-ta. Gjatë fushatës Muzhaqit iu besua edhe pozicioni i zëdhënëses në selinë rozë.

Ashtu sikurse Muzhaqi, edhe Bici kandidonte për deputete, e 22-ta në listën e socialistëve të Tiranës.

Ndryshimet e reja në qeveri vijnë 10 ditë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku PS arriti të dalë forcë e parë me 74 mandate, ndërsa PD mori 59 mandate në Kuvendin e ardhshëm që pritet të nisë punimet në muajin shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu