Braçe i irrituar publikon faturën me ‘çmimet e kripura’: Nuk ju vjen më askush

0

Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar këtë të diel tregtimin e daterit dhe servirjen e tij në ristorante peshku, në një kohë që është e ndaluar me ligj.

Në një postim në rrjete sociale, Braçe ka publikuar një faturë dhe një tigan, që sipas tij ka levrekë, krah të cilës, përpos denoncimit për daterit, shkruan dhe për çmimet e kripura.

Ajo që i ka bërë përshtypje Erion Braçes është se në faturë janë shënuar 20 mijë lekë të reja levrek, shumë kjo që nuk korrespondon me sasinë e shërbyer.

Për pasojë, Braçe kërkon që çmimet të normalizohen dhe të mos ketë më abuzime të kësaj natyre, pasi kështu humbet klientela dhe vijnë edhe problemet me ligjin gjithashtu.

“MOS E NISNI ME KEMBEN E GABUAR;DOMETHENE ME FATUREN E GABUAR!
1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;
2. Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke;
3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;
4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme. E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush!”– shkruan Braçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu