U vra në atentat në mes të Athinës, grekët: Shqiptari ishte pjesë e mafies

0

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në një lagje të Athinës, pasditen e sotme. Duke iu referuar mediave greke,  krimi i rëndë ndodhi në orën 17:55, në Rrugën “30 Durrachiou .” në Sepolia të Athinës.

Shqiptari ishte i ulur në një kafene, në momentin ku autori i këtij krimi i është afruar me një pistoletë duke e qëlluar disa herë në kokë dhe në trup. Si pasojë e të shtënave fillimisht shqiptari mbeti i plagosur rëndë, por më pas ndërroi jetë rrugës për në spital. Mësohet se viktimën e kanë kapur të paktën 5 plumba në kokë dhe në trup. Një tjetër media greke citohet të theksojë se viktimës i janë bërë edhe disa atentate të tjera.

Pasi ka kryer këtë krim, autori i vrasjes është larguar qetësisht me një taksi që e mori shumë pranë vendit të ngjarjes. Ndërkohë polica është vënë në ndjekje të tij.

Sipas të dhënave paraprake mediat greke bëjnë të ditur se shqiptari i ekzekutuar ishte një emër i njohur i botës së krimit. Ndërkohë më tej thuhet se ai ishte i lidhur me një bandë me mafian shqiptare që u shpërbë së fundmi nga ELAS.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu