Erion Braçe reagon i revoltuar: Ata me targën 007 janë më idiotët

0

Zëvendëskryeministri Erion Braçe duket tejet i revoltuar në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, teksa thumbon keq të gjithë ata që kanë një makinë me targën 007.

E ndërsa i cilëson ‘idiotë’ këta persona, ai bën një krahasim me njerëzit në rrjetet sociale, të cilët sipas tij janë pa asnjë postim në profilet e tyre, por që kanë flamuj të dynjasë, siç i cilëson ai.

Nuk dihet se çfarë dhe kush e ka stresuar në këtë pikë numrin dy të qeverisë, por mesa duket ai nuk ngurron kurrsesi të ofendojë dhe të përgjithësojë të gjithë ata që drejtojnë një mjet me targë 007 ndërsa për sa i takon rrjeteve sociale e ka inatin me ata që kanë adresa false duke mos pasur asnjë postim në llogarinë e tyre.

Postimi i Erion Braçes:

“Nder me idiotet ne rruge/trafik jane ata me targen 007! Nder me idiotet ne rrjet/trafik, instagram, twitter e posacerisht ne facebook, jane ata pa asnje postim ne profilet e tyre, por kane flamuj te dynjase ama!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu