Çfarë po ndodh? Kate Middleton vetëizolohet në shtëpi

0

Kate Middleton, Dukesha e Cambridge ka anuluar të gjithë angazhimet e saj dhe është vetë-izoluar. Së fundmi është mësuar se Kate ka realizuar një takim me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ky lajm është konfirmuar dhe nga zyra e saj ditën e sotme.

“Javën e shkuar Dukesha e Cambridge takoi një person që ka rezultuar më pas pozitiv me Covid-19. Dukesha nuk ka asnjë simptomë, por po ndjek të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë dhe është vetë izoluar në shtëpi”, tha një zëdhënës i Pallatit Kensington.

Javën që lamë pas Dukesha mori pjesë në disa evente të ndryshme, ku ai më i rëndësishmi ishte kampionati i tenisit. Për ditën e sotme, ishte planifikuar që ajo të shkonte në një event me rastin e 73-vjetorit të shërbimit mjekësor britanik së bashku me Princin William, të cilit nuk i është kërkuar të vetë-izolohet.

Prillin e shkuar, William u prek vetë nga Covid-19 pothuajse në të njëjtën kohë me babain e tij, princin Charles dhe fatmirësisht babë e bir e kaluan pa pasoja të rënda.

Kujtojmë se Princi William dhe Princi Harry zbuluan para disa ditësh statujën në nder të Princeshës Diana. Vëllezërit përkujtuan kështu 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu