2 shoqet e ngushta ngrijnë për vdekje gjatë eskursionit

0

Dy vajza kanë humbur tragjikisht jetën gjatë një ekspedite alpinizmi në Alpet italiane, pasi nuk mbanin veshjet e përshtatshme për turneun e tyre, thanë autoritetet.

29 vjeçarja Martina Sviluppo, dhe shoqja e saj Paola Viscardi, 28 vjeçe, vdiqën në fundjavë gjatë ngjitjes në malin Piramida Vincent, pjesë e masivit malor Monte Rosa, në anën lindore te Alpeve Pennine.

Vendi ndodhet mes rajonit italian Piedmonte e Lugina e Aosta, dhe atij zvicerjan Valais.

Dy shoqet e ngushta nga Piedmonte në Itali, ishin bashkë me shokun e tyre Valerio Zolla, 27 vjeç, për një fundjavë alpinizmi, megjithse parashikimet kishin sinjalizuar për mot të papërshtatshëm. Ky i fundit arriti te mbijetonte.

Sipas raportimeve, grupi kishte arritur me sukses majën e malit, por gjatë zbritjes ata fatkeqësisht kishin humbur rrugën dhe ksishn shpenzuar shumë kohë duke kërkuar shtegun e saktë të zbritjes.

Prej faktit se ato ndodheshin në lartësi të madhe dhe prej lagështirës së reve të ulëta, shikueshmëria ishte e ulët.

Gjatë kërkimit të tyre për rrugën e shtegut të zbritjes, një stuhi erërash kishte nisur.

Alpinistët amatorë kishin bërë thirrjen e parë te qendra e shpëtimit në Aosta, por nuk mund të specifikonin vendndodhjen e tyre deri në ora 2 pasdreke.

Më vonë linjat telefonike u ndërprenë prej stuhisë.

Një helikopter shpëtimi u dërgua në zonë, i cili fillimisht nuk mund të ulej prej motit të keq.

Më vinë një grup shpëtimi në këmbë u dërgua drejt vendndodhjes, por dhe ata nuk arritën në kohë për t’i shpëtuar.

Një nga vajzat kishte vdekur pak pas ardhjes së ndihmës, teksa doktori që ishte me grupin nuk arriti ta sillte në jetë, shkruan e përditshmja vendase i La Repubblica.

Zolla, i cili arriti të mbijetoi, vuante nga hipotermia dhe gangrenat e të ftohtit. Ai u dërgua në një spital zvicerjan në trajtim. Grupi i shpëtimit tha se alpinistët ishin të përgatitur për një ekspeditë në kushte moti normale, por jo për periudha të zgjatura gjatë natës.

Meteorologia Valentina Acordon tha se temperatura në mal arrinte në -4C por ndjehej sikur të ishte -15C prej erërave të ftohta dhe lagështirës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu