Braho tha se i kërcënohej jeta në 8 janar, Alibeaj: S’ka burrë nëne që më tut

0

N/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj reagoi për herë të parë për deklaratat e ish-deputetit socialist Spartak Braho në 7 janar se atij i kërcënohej jeta në protestën e së shtunës në godinën e PD. Në emisionin “Real Story” në “News 24”, deputeti demokrat tha se nuk trembet nga askush, as nga kryeministri Edi Rama. Në lidhje me deklaratën e Brahos, Alibeaj shtoi se nuk i ka kushtuar rëndësi. Madje, ai shtoi se nuk është mbrojtur nga asnjë punonjës së Gardës së Republikës. Më tej, zyrtari i lartë i partisë më të madhe opozitare tha se kishte refuzuar propozimin e një këshilltari të tij për t’u mbrojtur nga Garda, por në mënyrë miqësore erdhi një punonjës i saj në ndihmë të tij.

“Që të ngresh një tezë bazuar tek deklarata e Brahos nuk besoj që e meriton. Nuk ka burrë nëne që mund ta tut, apo ta shantazhojë apo të bëjë negociata me disa parime të vetat. Jo të më shantazhojë mua Edi Rama apo dikush tjetër nuk ka për të ndodhur kurrë dhe për këtë i kam dhënë provat. Me këtë çështje nuk merrem fare. Nuk i kushtova rëndësi deklaratës së bërë Brahos, pati disa shqetësime nga ana e familjes. Nuk ka shoqërues nga Garda. Ditën e shtunë, një këshilltar i imi tha të bëjmë një kërkesë, por nuk e kisha problem dhe në mënyrë miqësore erdhi një”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.

Spartak Braho paralajmëroi në 7 janar se një deputeti të Partisë Demokratike me inicialet E.A. rrezikohej të vritej në protestën e një ditë më pas në selinë blu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu