Noka publikon foton: Kjo tregon lidhjet e Bashës me kriminelë dhe trafikantë

0

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka zbuluar një foto, në të cilën tregon lidhjet e kryedemokratit me kriminelë dhe vrasës. I ftuar në emisionin ‘Open’, Noka tha se i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të hetojnë dhe kontrollojnë godinën e PD-së. Teksa Eni Vasili i ka kërkuar fakte, Noka u shpreh se fotoja është fakt, njësoj si dhe informacionet e tij.

Pjesë nga biseda:

Noka: Ajo ditë nxori zbuluar diçka që nuk e dinit më para. Lidhjet e Lulzim Bashës me kriminelë me vrasës, me trafikantë me islamikë.

Vasili: Faktet Noka, tregoni faktet:

Noka: Unë i kam bërë thirrje Policisë së Shtetit disa herë të shkojë të hetojë dhe të kontrollojë brenda atë godinë, sepse janë informacionet. Po ju them, shërbimet inteligjente i kanë emër për emër, disa kanë dalë në media. Kjo fotografia është fakt. Ti mbrohesh nga garda dhe nga mercenarët brenda gardës. Ky njeri që deri dje shitej perëndimor, shiko nga kush mbrohet, nga banorët e shtëpisë së vetë demokratët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu