Brenda disa orësh talibanët do të formojnë qeverinë/ OKB ngre alarmin: Vendi ndodhet në prag të katastrofës

0

Ditën e sotme, talibanët pritet të shpallin qeverinë e re në Afganistan brenda disa orësh. Më shumë se dy javë pasi milicia islamike mori kontrollin e vendit, pritet që sot të prezantohen me radhë të zgjedhurit për të drejtuar vendin në një ceremoni që po përgatitet në pallatin presidencial në Kabul. Udhëheqësi suprem i lëvizjes, Haibatullah Akhundzada, pritet të ketë pushtetin absolut.

Militantët islamikë qeverisën Afganistanin përmes një këshilli udhëheqës të pazgjedhur, duke zbatuar brutalisht një formë radikale të ligjit të sheriatit, nga 1996 deri në 2001. Por me rikthimin e tyre në pushtet kanë premtuar zbutje të ligjeve dhe ndëshkimeve, duke premtuar edhe përfshirjen e grave në qeveri.

Qeveria e re do të përballet me sfida të mëdha. OKB-ja ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare, ndërsa rezervat ushqimore të shpërndara ka të ngjarë të mbarojnë për pjesën më të madhe të vendit deri në fund të shtatorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu