Brenda qeses diçka pulson. Frikë për bombë, çfarë po ndodh në afërsi të ‘Kryqëzimit të Dinamos’ në Elbasan? (Video)

0

Dyshime për eksploziv, evakuohen banorët e një lagjeje në një nga rrugët më kryesore të qytetit Elbasan.

Një pako e dyshimtë është pikasur pranë koshave të plehrave në afërsi të ‘Kryqëzimit të Dinamos” në këtë qytet.

Për ratin në fjalë është njoftuar policia e cila ka rrethuar zonën përreth duke evakuar banorët dhe njësitë tregtare në të dy anët e rrugës.

Gjithashtu në vendngjarje është dhe reparti zjarrfikës.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, bëhet fjalë për një qese brenda së cilës herë pas herë pulson diçka.

Kjo ka rritur dyshimet e policisë e cila ka njoftuar ekspertët antieksploziv.

Pritet ardhja e tyre që të asgjësohet pakoja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu