Breshëri e shiu bllokuan vendin, moti i keq përfshin Shqipërinë deri në fundjavë, kulmon të dielën

0

Rrebeshet afatshkurtra të shiut do të jenë më të dukshme mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.

Moti i keq me reshje shiu dhe breshër do të zgjasë deri në fund të javës në Shqipëri. Disa orë pasi breshëri pushtoi Tiranën dhe shiu e poërmbyti, parashikohet që e njëjta situatë të jetë edhe në ditët në vijim.

Sinoptikani Hakil Osmani tha për Top Channel se rrebeshet afatshkurtra të shiut do të jenë më të dukshme mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.

“Reshjet do të jenë në një interval kohor tre katër orë, i cili do të sjellë intensitet mesatar në disa zona të izoluara të territorit shqiptar,”- tha ai. Reshjet e dendura sollën mjaft problematika në vend. Thuajse të gjitha akset rrugore u bllokuan nga shiu e breshëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu