Britania kthehet në normalitet, ja çfarë i ofron qytetarëve

0

Kryeministri britanik Boris Johnson ka shpalosur planin e testimit që do të risjellë hapjen e vendit dhe zhvillimin normal të jetës. Krahas pasaportave të vaksinimit që do t’i ndihmojnë qytetarët të dalin jashtë vendit për të shijuar pushimet verore, pjesë e planit është pajisja me dy teste Covid në javë falas për të gjithë qytetarët.

Publiku do të jetë në gjendje të porositë testet në shtëpi, ose t’i marrë ato nëpër vendet e tyre të punës, në shkolla, ose përmes rrjetit të qendrave të testimit i cili është ngritur në të gjithë vendin.

Kryeministri Johnson do të zotohet në konferencën e sotme për shtyp se plani do të ndihmojë vendin të zhbllokohet dhe t’u japë njerëzve besimin për të qenë të lirë përsëri.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha mbrëmë: “Publiku britanik ka treguar gjatë vitit të kaluar se ata shpejt përshtaten dhe bëjnë gjithmonë atë që është e drejtë në interes të shëndetit publik.

“Dhe unë e di se ata do të bëjnë pjesën e tyre duke u testuar rregullisht në muajt në vazhdim.”

Rregullat shtesë të testimit dhe gjurmimit do të përdoren gjithashtu javën e ardhshme për të goditur zinxhirin e infektimeve .

Aplikacioni NHS Covid-19 do të azhurnohet dhe njerëzit që rezultojnë pozitivë do të jenë në gjendje të ndajnë kafenetë dhe pubet ku kanë qenë në mënyrë që të mund t’i paralajmërojnë ata për një shpërthim të mundshëm.

Klientët gjithashtu do të lajmërohen dhe këshillohen të rezervojnë teste, nëse kanë qenë në një vend në të njëjtën ditë me të tjerët që marrin virusin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu