“Britney po vijmë që të të nxjerrim nga burgu”, Madonna mbështet publikisht Spears

0
Britney Spears and Madonna (Photo by Kevin Mazur/WireImage)

Çështja e Britney Spears është diskutuar tej mase kohët e fundit për kujdestarinë e babit të saj. Të shumtë janë personazhet e njohur që i kanë dalë në mbrojtje këngëtares dhe një ndër to është dhe  Madonna.

Ajo e shprehu hapur mbështetjen për Britney Spears përmes disa postimeve në rrjete sociale. Madonna që ka bashkëpunuar me Spears në vitin 2003 për këngën “Me Against Music”, ka bërë deklaratë të forta për kufizimet në të cilat i është dashur të jetojë koleges së saj prej vitesh.

“Kthejini mbrapsht jetën kësaj gruaje. Skllavëria u shfuqizua shumë kohë më parë! Vdekje patriarkatit lakmitar që ua bën këtë grave prej shekujsh. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut! Britney po vijmë që të të nxjerrim nga burgu”, shkoi Madonna në rrjete sociale.

Kujtojmë se gjykata ka refuzuar kërkesën e Britney Spears për të hequr kujdestarinë e të atit.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu