Britney Spears heq dorë përgjithmonë nga karriera muzikore

0

Kanë kaluar vite që kur Britney Spears është parë të këndojë. Ikona e muzikës pop ka pasur ndjekës të shumtë edhe pse prej kohësh është e shkëputur nga muzika.

Këngëtarja ka zbuluar se e ëma e saj i është përgjëruar që të nisë të këndojë si dikur. Por Britney gjithashtu ka ndarë në rrjetet sociale një video duke performuar këngën e saj, “You got it all”. Përkrah videos ka shkruar se tashmë e ka harruar edhe vetë se mund të këndojë.

Albumi i fundit i këngëtares daton që nga viti 2016. Kjo mungesë e saj në botën e muzikës përkon me trazirat në jetën personale, ndarjet apo problemet me drogën.

Madje akoma vazhdon të ketë probleme për kujdestarinë me babanë e saj. Jamie Spears, babai i këngëtares ka qenë përfaqësuesi i saj ligjor prej më shumë se një dekade. Ai kontrollonte çdo vendim apo dokument që nënshkruante këngëtarja. E gjithë bota u trondit nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll të rreptë nga i ati, që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Dyshime për gjendjen e këngëtares janë ngritur edhe nga postimet e saj në rrjete sociale Instagram apo Tik Tok.Fansat e saj kanë spekuluar se Britney në mënyrë të fshehtë po kërkonte ndihmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu