Facebook po ndërton një Instagram për fëmijët nën 13 vjeç

0

Një lajm i mirë vjen nga Facebook për fëmijët nën moshën 13 vjeçare dhe sidomos për prindërit e tyre. Po punohet për një Instagram të ri, më të sigurt për femijët.

Facebook është duke konsideruar lançimin e një version tjetër duke u dhënë mundësinë femijëve të postojnë fotot e tyre në një rrjet posçërisht për ta. Aktualisht nuk lejohet përdorimi i platformës e as krijimi i një llogarie nën moshën 13 vjeç.

Edhe pse kompania është përpjekur të mos lejojë regjistrimin nën këtë moshë, nuk ka mundësi të bëjë asgjë kur ata gënjejnë për regjistrimin. Por është duke shfrytëzuar ‘machine learning’ në kombinim me moshën e regjistrimit për të përcaktuar moshën e vërtetë.

Së fundi rrjeti social tha se do të aplikonte masa që parandalojnë kontaktimin e fëmijëve nën moshën 18 vjeç nga të rriturit. Mesa duket shumë shpejt të miturit do mund të eksplorojnë pa problem dhe të sigurtë në një botë të përshtatshme për ta për një fëmijëri sa më të shëndetshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu