Bujar Osmani mbi kandidimin për President të Maqedonisë së Veriut

0

Në Maqedoninë e Veriut kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare qe zhvillohen në fund të prillit dhe fillim të majit.

Nga partitë politike shqiptare do të ketë dy kandidatë për zgjedhjet presidenciale. Nga koalicioni i opozitës shqiptare kandidat do jetë zoti Arben Taravari, ndërsa të enjten, Partia Bashkimi Demokratik për Integrim shpalli se kandidat i saj do jetë Bujar Osmani, i cili mban detyrën e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Osmani tha se kandidatura e tij ishte “një referendum” në mbështetje të idesë që presidenti të zgjidhet nga parlamenti. “Një mbështetje plebishitare për idenë që presidenti të zgjidhet në Parlament me dy të tretat e votave dhe me shumicë të dyfishtë, ku edhe shumica e deputetëve shqiptarë do të jetë përcaktuese për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ai, duke shtuar se presidenti duhet të jetë një figurë që bashkon qytetarët e vendit.

pasaporteve. Mënyra më e lehtë është që të kërkoni shtyrje të afateve të marrëveshjeve ndërkombëtare, mirëpo marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të ndryshojnë njëanshëm. Marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë ratifikuar në parlamentin e vendit janë pjesë e rendit të brendshëm ligjor dhe ato nuk mund të ndryshohen me ligj, andaj kujtoj se mënyra më e mirë për t’u dalë në shërbim qytetarëve është një riorganizim. Ashtu siç bëri Ministria e Jashtme në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore. Vendosëm punë në dy turne, vendosëm punë të shtunave dhe të dielave, rritëm kapacitetin e stacioneve bazë për dorëzimin e pasaportave dhe po u dalim në shërbim aq sa mundemi nevojave të njerëzve për ndryshimin e dokumenteve të udhëtimit.

Andaj, kujtoj se opozita e cila tani përkohësisht është pjesë e qeverisë, për 5 vite të tëra ka thirrur qytetarët mos të bëjnë ndryshimin dokumenteve për shkak se “ata kur të vijnë do ta kthejnë emrin e vjeter kushtetues”. Tani rezulton se i kanë manipuluar njerëzit për shkak se një pjesë e madhe i kanë dëgjuar ata duke shpresuar se vërtet kur të vijnë këta në pushtet do ta kthejnë emrin e vjetër. Tani janë bërë pjesë e qeverisë për organizimin e zgjedhjeve dhe ajo çfarë po shohim është vetëm një tentim për gjetjen e alibisë për këtë situatë dhe një çorganizim i cili më tepër është për përfitime politike sesa për t’u vënë në shërbim të qytetarëve. Thirrja ime ishte edhe thirrja e kryeministrit Xhaferi i cili i dha urdhër ministrit të Brendshëm që të organizohen sa më shpejt me të gjitha kapacitetet e veta që t’u dalin në shërbim njerëzve. Mendoj që kjo është mënyra e vetme për ta tejkaluar këtë presion që e kemi përkohësisht deri në rrumbullaksimin e ndryshimit të dokumenteve të udhëtimit./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu