Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Fletur Zanin, 31-vjeçarin i cili u arrestua për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.
Zani i ka kërkuar një biznesmeni shumën prej 10 mijë eurosh pasi do t’i gjente një shesh për ndërtimin e një pallati.
Gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” ndërsa vetë i pandehuri ka pranuar kanosjen që ka kryer.
31-vjeçari ka pretenduar se i ka gjetur vendin për ndërtimin e pallatit, por biznesmeni ia ka dhënë një të njohur i të tij për të ndërtuar duke shmangur kështu pagesën që i ka premtuar 31-vjeçarit.
Fletur Zani u arrestua nga policia e Tiranës dy ditë më parë, ndërsa në përfundim të përballjes gjykata vendosi sot të lerë në burg 31 vjeçarin.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





