Burime/ Ky do jetë ministri i ri i Brendshëm

0

Ekzekutimi i të riut 25-vjeçar Klodian Rasha nga efektivi i policisë, ka nxitur një revoltë të madhe qytetare, e cila është manifestuar në protesta të dhunshme prej katër ditësh, jo vetëm në Tiranë, por edhe në disa qytete kryesore të vendit.

Që në krye të herës, kërkesa e qytetarëve ishte dorëheqja imediate e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, i cili u pa si shkaktari kryesor i gjendjes në të cilën ka përfunduar Policia e Shtetit.

Ndërkohë, një kërkesë e tillë u realizua, pasi menjëherë sapo u khye nga SHBA, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të mbante një konferencë në lidhje me qëndrimin e tij ndaj ngjarjes së rëndë dhe ndër të tjera gjatë fjalës së tij deklaroi se Sandër Lleshi i kishte dorëzuar dorëheqjen.

Nga ana tjetër qytetarët nuk janë ndalur me kaq, pasi kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Ardi Veliu.
Por kjo është vetëm njëra anë e çështjes, pasi nga ana tjetër kanë nisur diskutimet mes qytetarëve të thjeshtë dhe në nivel ekspertësh se kush do të jetë pasardhësi i Lleshit, i cili do të drejtojë Ministrinë e Brendshme.
Ka pasur shumë hamendësime për emrat. Por burime bëjnë me dije se ministri i ri i Brendshëm do të jetë Ulsi Manja.joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu