Gra e vajza janë ulur këmbëkryq dhe kërkojnë që tu bashkohen edhe efektivët. Me pankartat mbi të cilat shkruhet ‘ia bënë naftën këtij shteti’, gratë e vajzat protestojnë në mungesë të burrave që ua kanë ndaluar e ua kanë dërguar në komisariate.
“Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu,”– thonë ato njëzëri. Ndërsa efektivët nuk i trazojnë, por i lejojnë që të vijojnë protestën e tyre. Nga ana tjetër, dhjetëra qytetarë, djem e burra kanë përfunduar në komisariate në mënyrë të dhunshme.







