“Burri do dalë i pafajshëm”, Karamuço ironizon akuzën ndaj Erdgys Arrazit: Fëmijët nuk kanë zgjedhur të vrasin veten, janë vrarë

0

Nisur nga ngjarja tragjike e tre ditëve më parë në Shkodër, ku një grua u hodh nga ura e lumit Buna bashkë me tre fëmijët e mitur, profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço ngriti shqetësimin për policinë e komunitetit.

“Nuk ka asnjë akuzë. Dhuna sistematike që parashikon neni 99 i kodit penal, nuk provohet se nuk është e regjistruar në polici. Është e moderuar nga kunata dhe kanë mbajtur një raport të ekuilibruar që kjo mos të shkonte në polici dhe të bënte ankesë. Ka një hetim tjetër, çfarë ka bërë policia nga data 2 deri në datën 4. Në një orë ka marrë në telefon këta, celulari i të ndjerës ka qenë i mbyllur. Policia e Shtetit ka një procedurë që njofton publikun, duhet të njoftonte publikun.

Kjo inteligjenca policore u ka shërbyer për të marrë vesh që kjo grua paska pasur probleme në shtëpi, po ku ishte më parë. Policia duhet tu vërë veshin këtyre problemeve. Polici në komunitet merr indiciet që mund të kthehen në krime. Asnjë nuk e dinte në Shkodër që kjo kishte marrë medikamente.

Model i mangët policin në komunitet bërthamë, mësuesi shkollës, mjeku familjes, punonjësi social, i fundit është polici”, u shpreh Karamuço.

Ervin Karamuço e konsideroi qesharake akuzën ndaj Erdgys Arrizit.

“Është shumë më e vështirë se fizikja, është shumë subjektive, fimicidi, ka një akuzë qesharake, një lajthitje, nuk kemi shkaktim vetëvrasje, fëmijët nuk kanë zgjedhur të vrasin veten, janë vrarë, nuk janë në moshë për të vrarë veten. Thashë ky është me shumë fat se kemi ligj që ua lehtësojmë pozitën njerëzve, i lehtësojmë, janë vrarë dhe ka dy dinamika, dy pista ose kanë rezistuar, se këto janë të rënda për t’u shpjeguar, ose e kanë mbajtur që të mos hidhej ose nëna ka hedhur vajzat, pastaj djalin, me atë rripin e çantës dhe është hedhur bashkë, se ata mund të gjenden bashkë”, tha Karamuço.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu