Burri i pastrueses në koalicion me Ramën, zbulohet partia e Spartak Dobit, mori pjesë disa herë në zgjedhje

0

Dosja zbulon sesi burri i pastrueses Rozeta Dobi, Spartaku është kryetar i një Partie. Bëhet fjalë për Partinë e Pajtimit Kombëtar, një nga shumë partitë e vogla në vend. Dosja.al ka gjetur se Spartak Dobi, ish-polic, tashmë në pension, pasion ka politikën, ku edhe e ka sfiduar veten në disa fushata.

Partia e tij ka bërë edhe koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2015, bashkë me 23 parti të tjera të vogla, në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Bashkëpunimi vazhdoi në 2019, në zgjedhjet lokale, ku për të goditur bojkotin e opozitës, PS thirri në ndihmë aleatët, mes tyre dhe Dobin.


Por sërish është e paqartë arsyeja pse një familje kaq e integruar në kupolën qeverisëse, paralelisht me punët e ligjshme realizonte edhe vjedhjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu