Bye bye “çunat e Londrës”/ Ju vihet pasuria nën hetim

0

Jeta e luksit të shfrenuar, targat e verdha të makinave të shtrenjta e veshjet me marka ‘ulëritëse’ firmato, janë detaje që të lidhin drejtpërdrejt me emigranët shqiptarë në Angli dhe dyshimet për mënyrën e fitimit të vlerave të mëdha të parave që shpenzojnë.

Nga trafiku i narkotikëve, tek trafikimi i qenieve njerëzore, i armëve të zjarrit apo pastrimi i parave, akuzat që rëndojnë mbi “çunat e Londrës” do të jenë tashmë më të lehta për t’u vërtetuar pas marrëveshjes së sotme.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, Graeme Biggar.

Pjesë e këtij memorandumi është hetimi i pasurive dhe lufta kundër krimit të organizuar, ndërsa marrëveshja do të ndihmojë në përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit mes vendeve dhe veprimin më të shpejtë të drejtësisë penale.

Bashkëpunimi duket se do të ‘zbehë’ fenomenin e çunave të Londrës, me rezultate konkrete në goditjen e disa veprimtarive të rëndësishme të grupeve kriminale të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar e Shqipëri, që prej kohësh ushtrojnë lirisht aktivitetin e tyre kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu