Çahet çisterna me gaz e një pike karburanti në Elbasan.Ngjarja është regjistruar në qendër të qytetit pranë postës qendrore. Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm është boshatisur lokali dhe pallati që shtrihet pranë karburantit.Gjithashtu në zonë është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa disa rrugë janë bllokuar dhe po monitorohen nga forca të shumta policie. Në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësja të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.Ende nuk dihen shkaqet se përse çisterna është dëmtuar.
Ballina AKTUALITET Çahet çisterna me gaz në Elbasan/Evakuohen banorët, bllokohen rrugët dhe stakohet energjia...