Ditën e sotme, avokatët e të pandehurve përfunduan paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, ku kërkuan pafajësi për klientët e tyre.
Gjykata e Posaçme cakton datën 29 korrik ora 13:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe dhe të bashkëpandehurve të tij.
Ditën e sotme, avokatët e të pandehurve përfunduan paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, ku kërkuan pafajësi për klientët e tyre.
Në pretencë, Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar dënimin e Tushes me 3 vjet e 4 muaj burg. Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku i arrestuar në korrik të vitit të kaluar duhet të fajësohet për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës” në dy raste.
Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Ndërkohë në burg shkuan edhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë si dhe për 4 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.