Celibashi zbulon ndarjen zyrtare të mandateve mes partive

0

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat mbi të dhënat e deritanishme të procesit të numërimit të votave. Në llogaritjet e deritanishme, rezulton se pjesëmarrja ka qenë 45.72%, ndërkohë që vijon numërimi në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

Sipas Celibashit në rang kombëtar , teksa pritet që të mbyllet numërimi në Tiranë dhe Durrës PS ka marrë 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Celibashi kërkoi nga komisionerët që të kenë kujdes dhe në numërimin e votave të kandidatëve, dhe nuk duhet të ketë asnjë tjetërsim të tyre.

Celibashi: 

Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të votave në 4922 qendra votimi është 45.72%.

PSD 2.24% të votave, 3 mandate

LSI 6.85% të votave, 4 mandate

Nisma Thurje 0.64 % të votave, 0 mandate

PD-AN 39.40% të votave, 59 mandate

PS 48.67% të votave,74 mandate

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu