Erion Veliaj: I kam falur kandidatët e PD-së, të bashkëpunojmë për Kavajën e Rrogozhinën

0

Kryetari i bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik për qarkun e Tiranës Erion Veliaj dha një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, ku u shpreh se fitorja në Kavajë dhe Rrogozhinë është përgjigjia e tij ndaj atyre që e kanë sulmuar me urrejtje.

“Shumë prej gazetarëve më kanë pyetur se pse nuk i përgjigjem helmit të Berishës, analistëve që sillen si militant ekstremistë, unë sot kam një përgjigje fituam Kavajën dhe Rrogozhinën. Kjo është përgjigjia për ata që flasin përditë më urrejtje e gënjeshtra dhe mundohen të na përçajnë e flasin para kohe, për ata që ju flet goja më shumë se mendja. Në këto zgjedhje fituam më shumë se në 2017 në Kavajë dhe Rrogozhinë,” tha kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj tha se fal gjithë kandidatët e Partisë Demokratike për sulmet ndaj tij plot urrejtje dhe gënjeshtra.

“Unë fal të gjithë kandidatët për deputet të PD-së dhe i them se ka ardhur momenti të bashkëpunojmë për Kavajën e Rrogozhinën, pasi puna ndaj tyre është më e rëndësishme,” u shpreh drejtuesi politik për qarkun e Tiranës.

Arsyeja e fitores në këto qyetet sipas z. Veliaj është puna dhe durimi.

“Durimi, puna, bashkimi dhe fushata jonë është shpërblyer më shumë se kurrë në Kavajë dhe Rrogozhinë. Ka qenë përgjegjësi e madhe që mora këto zona, që kanë qenë të PD-së, por e kam zemrën plot mirënjohje për gjitha ata njerëz të mrekullueshëm në Kavajë e Rrogozhinë që na dhanë besimin,” përfundoi z. Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu