Celine Dion bën lëvizjen e papritur me pasurinë e saj

0

Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, ka anuluar së fundmi turneun e saj botëror dhe shkak është bërë shëndeti. E vetëm 24 orë pasi dha këtë lajm për fansat e shumtë, ajo ka shitur edhe një rezidencë luksoze në Las Vegas, për shifrën 30 milionë dollarë.

Faqja e internetit “Dirt” bën me dije se prona në fjalë ndodhet në një kompleks luksoz prej 555 hektarësh në Las Vegas dhe ka katër dhoma gjumi dhe 12 banja.

Gjithashtu thuhet se Celine Dion e bleu në fund të vitit 2017 për 9.2 milionë euro dhe nuk ka jetuar kurrë në të.

Ylli i muzikës vitet e fundit jeton me tre djemtë e saj në një rezidencë mbresëlënëse që e bleu në vitin 2003, në qytetin Henderson, Las Vegas.

Gjendja shëndetësore e Celine Dion ka shkaktuar shqetësim tek fansat që pas anulimit të turneut të saj botëror. Kujtojmë që artistja vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu