Çenkuela Hasa: “Fit Station” rikthehet me risi, tashmë një hapësirë dedikuar femrës

0

Moderatorja: Si do të ‘josh’ publikun në audiencën e së shtunës

Tashmë që sezoni i ri televiziv ka nisur, gjithçka është gati për një sezon të dytë të “Fit Station”. Pas suksesit të vitit të shkuar, moderatorja ka menduar që këtë herë të ketë një hapësirë edhe për femrën, jo vetëm për emrat e famshëm të ekraneve, por edhe femrën e thjeshtë të shoqërinë sonë. Në rrëfimin e saj për “Bluetooth”, Çenkuela zbulon detaje nga formati i ndryshuar, duke bërë edhe një retrospektivë për sezonin e parë. Mes angazhimeve si moderatore dhe si trajnere, ajo shprehet se në të dyja këto angazhime, ka brenda pasionin dhe çmendurinë që e karakterizon.

Riktheheni me një sezon të dytë të “Fit Station”, çfarë do të ketë risi ky vit?

Nisim nje sezon të dytë në “Neës24”, ndjej më shumë përgjegjësi pasi këtë herë pritet më shumë, madje dhe unë pres më shumë nga vetja. Risia e këtij viti është pasi nuk do të kemi vetëm personazhe të njohur, një pjesë e emisionit do i dedikohet femrës, dhe pikërisht femrës të cilën nuk e njeh askush por që në fakt ajo është një heroinë e shoqërisë.

 

 

Si po i prisni ju si moderatore këto risi, sa mendoni se do të përqafohen nga publiku?

Unë jam shumë entuziaste gjithmonë, dhe mendoj se do të pritet pozitivisht pasi njerëzit duan më shumë gjëra të prekshme në ekran, ku gjejnë veten pse jo.
Kujt i dedikohet Fit station, cili është target grupi i publikut?
Fit Station është për të gjithë, madje qëkur është krijuar si blog kishte si qëllim të tregonte se nuk ka barriera moshore për të bërë gjërat që do. Unë jam e tillë, s’di të them ‘prit Çenkuela’ se tani të iku mosha (qesh).
Duket se jeni në një garë të ashpër për audiencën të shtunën mbrëma, si do ta “mbërthejë” Çenkuela publikun?

Shumë e fortë për hir të vërtetës, me histori reale.
Si ishte në sytë tuaja sezoni i parë?
Sezoni parë më befasoi që sa mirë mund t’ja dilja edhe pse gjithmonë gjërat nuk janë aq të lehta si duken në ekran. Mund të them që unë i surprizova ata që ishin skeptikë ndaj meje.
A keni një personazh që nuk do ta ftonit kurrë në emisionin tuaj?
Po kam jo vetëm një, ndoshta në intervistën tjetër do rrëfehem.
Ndërkohë Çenkuela si moderatore, a keni filluar ta ndjeni famën?
Them se po dhe kam marrë shumë komente pozitive për personazhet dhe mënyrën se si i realizoj interesvistat.
Ku ndahet dhe bashkohet Çenkuela si moderatore me Çenkuelën si trajnere?
Sa pyetje e bukur! Ndjehem e bekuar në jetë, pasi të gjitha gjërat që jam duke bërë aktualisht në jetë i bashkon pasioni i madh që kam për to dhe kanë një prekje “magjike” nga “çmenduaria”.
Ke ambicje apo ëndrra për të ardhmen, ku dëshironi të arrini?
Kam një shprehje që e dua shumë nga Napoleon Bonaparte: “Ambicja e madhe është pasion i karakterit të madh!” Jam duke e planifikuar veten dhe të ardhmen veten midis biznesit dhe televizionit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here