Presidenti malazez sulmon Vuçiç: E ka tejkaluar Millosheviçin – e ka tejkaluar Millosheviçin

0

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në një intervistë për mediumin kroat ‘Jutarnji’ e ka gozhduar me kritika presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, politikën e të cilit e ka vlerësuar përtej atë të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç.

“Ai e ka tejkaluar Millosheviçin dhe është në gjendje të arrijë gjithçka që Millosheviçi nuk e bëri. Për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real në pamundësi që ta marrë Kosovën”, ka thënë Gjukanoviq.

Tutje, i pari i Malit të Zi ka thënë se Vuçiq po e përdor për zvarritje politike pretekstin se ka presion që ta njohë Kosovën.

“Është një histori e ekzagjeruar. Ata dyshohet se po luftojnë për ta kthyer Kosovën. Dhe nuk do të kishte ndëshkim më të madh për Serbinë sesa ta zotëronte dikush tjetër. Ata do të donin Kosovën, por pa shqiptarë. Siç do ta donte Malin e Zi, por pa malazezë”, ka shtuar tutje shefi i shtetit malazez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu