Cërrik/ Procedohen penalisht një 48-vjeçar dhe një e mitur për vjedhje

0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kanë dërguar materialet në Prokurori për një rast alarmues në fshatin Mollas.

Në ky rast, shtetasi L. D., 48 vjeç, akuzohet për veprat penale “Shtytja e të miturit në krim” dhe “Moskallëzim i krimit,” ndërsa një shtetase 11-vjeçare është përfshirë në akuzën e “Vjedhjes.”

Dyshohet se L. D. ka inkurajuar 11-vjeçaren për të kryer një vjedhje në banesën e gjyshes së saj.

Gjatë hetimeve, ka rezultuar se kjo shtetase, brenda një muaji, ka vjedhur një shumë prej rreth 800,000 lekëve dhe 550 euro në këtë banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu