Shfrytëzonin për të lypur fëmijët e tyre të mitur, e pësojnë dy nënat në Elbasan

0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetaset V. Z., 34 vjeçe dhe I. A., 41 vjeçe, të dyja banuese në Elbasan.

Ata akuzohen për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi dyshohet se kanë nxjerrë për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 11 vjeç dhe 12 vjeç.

Rasti është nën hetim për të zbuluar të gjitha detajet dhe të sigurojë drejtësinë për fëmijët e prekur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu