Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjyralë të Cërrikut, ku një 24-vjeçar ka tentuar të vrasë me mjet prerës një 37-vjeçar, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit U. Ll., 24 vjeç, banues në Cërrik.
Ndërkohë, i plagosuri S. Rr., 37 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është proceduar në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një shkop bejsbolli.
Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi mjetin prerës të përdorur nga autori, si dhe shkopin e bejsbollit dhe automjetin e 37-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.