Për herë të parë në bashkinë e Cërrikut u mbajt Panairi i Gjelit të Detit, traditë kjo për Peqinin. Shfaqja e një vatre infektive në këtë qytet bëri që specialistët e bujqësisë dhe veterinarisë ta spostonin organizimin në bashkinë fqinje atë Cërrik, duke qënë se edhe në këtë të fundit numri i fermerëve që e mbarështrojnë këtë shpend është i lartë.
Për përfaqësuesin e Drejtorisë Rajonale të Veterenarisë, por dhe për zv Ministrin e Bujqësisë aktivitete të tilla kanë si synim parësor promovimin e këtij shpendi i cili konsiderohet edhe si “mbreti” i tryezave festive në fundvit. Ata shohin një rritje të interesit të fermerëve për të mbarështruar gjela deti.
Pavarësisht se shifrat zyrtare flasin për një rritje të krerëve me shpend në qark,me gati 3 mijë fermerët thonë se rritja e cmimit të produkteve ushqimore për shpendë i penalizon.
Edhe pse aktualisht 1 kg peshë e gjallë shitet me 100-110 lekë për fermerët ky cmim nuk është i kënaqshëm dhe fitimprurës.
Edhe pse është një panair që zhvillohet për herë të parë në Cërrik, kryebashkiaku Andis Salla thotë se do ta shndërrojë në traditë.
Në të gjithjë qarkun cmimi i gjelit të detit është rritur ndjeshëm, duke bërë që shumë familje të cilat nuk kanë mundësi ekonomike të heqin dorë nga blerja e tij. Për shumë nga këto familja parashikohet një tryezë e vakët festive, pas periudhës së vështirë që po kalojnë me rritjen e cmimeve.