Molly prodhon një efekt energjik, ndryshime në kohë në kokën e njeriut dhe perceptim duke shtuar edhe kënaqësi nga përvojat shqisore. Rrit ndjeshmërinë në një mënyrë shumë të shpejtë.
MDMA, një drogë sintetike e njohur ndryshe edhe si ‘Molly’ po qarkullon në mënyrë masive ditët e fundit në Shqipëri. Pika kryesore e shitjes duket se është qyteti bregdetar i Vlorës. Sot është kryer operacioni i dytë në Vlorë ku është sekuestruar MDMA dhe ekstazi. Në pranga si posedues i lëndës narkotike është vënë një qytetar nga Kosova që kishte zgjedhur bregdetin e Vorës për ta shitur atë.
Por çfarë është Molly?
Është një drogë sintetike që vepron si një stimulues dhe halucinogjen. Molly prodhon një efekt energjik, ndryshime në kohë në kokën e njeriut dhe perceptim duke shtuar edhe kënaqësi nga përvojat shqisore. Rrit ndjeshmërinë në një mënyrë shumë të shpejtë.
MDMA gjendet edhe në tabletat e ndryshme të llojit “Ekstazi”. Këto të fundit janë lloj drogërash e stimuluesish që përbëhen nga kombinime të ndryshme barnash.
Përbërësit e gjetur në tabletat ekstazi kanë pasur kryesisht metamfetaminën, anestezik ketaminë, kafeinë, ilaçin dietik ephedrinë 20, dekstrometorfanin pa recetë kundër kollës, 21,22 heroinë, fenciklidinën (PCP) dhe kokainën.
“Molly” i referohet formës së pluhurit kristalor të MDMA. Analizat kimike të barnave të shitura si Molly dhe të konfiskuara nga Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës (DEA) kanë treguar se ato shpesh përmbajnë lloje të tjera droge dhe mund të mos përmbajnë asnjë MDMA. Në Molly janë gjetur edhe stimulues sintetik që gjenden zakonisht në “kripërat e banjës”. Kjo tregon se njerëzit që marrin Moli shpesh nuk e dinë se çfarë po gëlltisin dhe substancat e shitura si Moli mund të paraqesin rreziqe serioze për shëndetin.
Kur MDMA merret në formë tabletash ose kapsulash, një person fillon të ndjejë efektet mesatarisht 45 minuta më vonë. Këto efekte arrijnë kulmin 15 deri në 30 minuta pasi janë ndjerë për herë të parë dhe zgjasin mesatarisht 3 orë. MDMA sintetizohet kryesisht në Holandë. Marrja e një doze të dytë, direkt pas të parës bën që konsumuesi të delirojë e të mos jetë i vetëdijshëm për veprimet që bën apo fjalët që thotë