Çështja “Beleri”/ Xhaçka i përgjigjet Athinës zyrtare: I takon drejtësisë, jo qeverisë shqiptare

0

Diplomacia greke ka reaguar pas intervistës së Kryeministrit Edi Rama për televizionin publik ERT, mbi çështjen e arrestimit të Fredi Belerit.

Çështja “Beleri”, ka që në maj e cila ka ndezur zjarret mes Shqipërisë dhe Greqisë, flakët që nuk po mundet t’i shuajë as Kryeministri Rama me “sqarimet” që prej kohësh po jep për këtë rast.

Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis, në një deklaratë për gazetarët grekë pas pjesëmarrjes së tij në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së “Gymnich” në Toledo, ka theksuar se është diskutuar edhe çështja e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Ai shkruan se për këtë çështje është bërë një shkelje e qartë e prezumimit të pafajësisë ndaj Belerit dhe se nuk është gjyqësori që po pengon lirimin e tij, por vetë qeveria shqiptare.

Homologia e tij, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, i është përgjigjur këtyre akuzave.

Xhaçka e rrëzon akuzën se me këtë çështje po merret qeveria shqiptare sikurse thekson rolin që ka drejtësia dhe organet e reja të saj.

Prej kohësh presionet e Athinës zyrtare janë duke synuar lirimin e Belerit, ndërsa nga ana e tij, Kryeministri Rama ka mohuar çdo ndikim që mund të ketë patur në këtë rast, sikurse është shprehur se vetëm Drejtësia mund ta trajtojë si rast dhe asnjë ndërhyrje nuk është marrë në konsideratë.

Xhaçka: Nuk ka mundësi që miqtë & fqinjët tanë grek të jenë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare!

Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu: Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke.

Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar.

Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak.

Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu.

Arrestimi i Belerit: Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Edhe pse i arrestuar, ai mundi të fitojë zgjedhjet kundër kandidatit tjetër të së majtës, Jorgo Goro. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin për marrjen e detyrës.

Hetimet e zhvilluara nga SPAK kanë zbuluar se Fredi Beleri i ka ofruar Arsen Ramës 50 euro për çdo person që ai do të gjente, në këmbim që në ditën e zgjedhjeve të 14 majit të votonin për Belerin. Ndërkohë, Arsen Ramës i ka premtuar shumën 300 euro si shpërblim për personat që do të gjente për të votëbesuar Belerin.

Nga përgjimet, zbërthimi i celularëve, apo edhe provat në hetime është zbuluar se shtetasi Arsen Rama kishte gjetur 8 persona të cilët do të votonin Blerin në këmbim të shumës 50 euro. Ka qenë Kokaveshi, ai i cili ka bërë ndërmjetësimin për dhënien e parave, duke i dhënë Altin Ramës 40 mijë lekë, katër kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe, për t’i shpërndarë më pas tek 8 personat e tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu